Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Thethit, Kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë pretendimet për marrjen e tokave nga shteti apo oligarkët, duke i quajtur ato “fantazi të sëmurë” dhe marrëzi.
Ai theksoi se investitorët kanë vepruar vetëm përmes marrëveshjeve me pronarët vendas dhe se e ardhmja e kësaj zone qëndron te zhvillimi i kontrolluar i turizmit.
Rama u bëri thirrje banorëve të jenë të bashkuar dhe të ruajnë me përgjegjësi bukurinë natyrore të malësisë për të mbrojtur potencialin ekonomik të saj.
Sipas tij, vendi ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në një “Zvicër të vogël” të turizmit të luksit, me kusht që të shmanget ndërtimi i pakontrolluar.
“Gjatë një bashkëbisedimi me banorët në Theth, Kryeministri Edi Rama: Historia me fantazma, me alienë që do të marrin tokat nëpër malet tona është historia e njerëzve të painformuar ose me shpirt të zi. Nuk ka njerëz që i merr tokën këtu nga qyteti. Kjo është një fantazi e sëmurë, ose fantazi që oligarkët kanë shkuar dhe kanë pushtuar zonat. Kjo është marrëzi. Ata nuk kanë zaptuar asnjë tokë, vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone.
Është magjia e këtyre maleve dhe trashëgimia e kësaj zone, që të nisni një sipërmarrje. Por, nga ana tjetër duhet të jeni shumë të vetëdijshëm që po u prish magjia e kësaj, nuk do të keni të njëjtën perspektivë. Magjinë e kësaj e prish ndërtimi i pakontrolluar. Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë, për të shëruar atë plagë në zemër të Thethit, atëherë të jeni të sigurt që do të binte numri i atyre që do të ishin të interesuar për Thethin. Duhet që ju të jeni veç në sipërmarrje dhe të jeni bashkë në produkt.
Produkt nuk është vetëm kulla, por i gjithë sesi. Duhet të jeni shumë solidarë. Synimi i kësaj është të rriten të ardhurat. Duhet të shkoni në një zhvillim për pasuri. Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duart tuaja. Turizmin e luksit e keni vetëm ju në dorë”, tha Rama.



