3 persona kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një poste private në Yrshek. Sipas burimeve për ABC News ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas marrjes së 3 pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihet se çfarë përmbanin, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.
Grupi hetimor dyshon se pakot mund të ketë pasur sende të jashtëligjshme. Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e 3 autorëve, kane sekuestruar pamjet filmike dhe gjithashtu Brenda zyrës është gjetur një pistoletë lodër që u ka rënë grabitësve.
Grabitje në një postë private në Yrshek/ 3 persona marrin 3 pako, policia dyshon për sende të jashtëligjshme
schedule16:35 - 21 Korrik, 2026
schedule 16:35 - 21 Korrik, 2026

