Gjatë një bashkëbisedimi me banorët në Theth, Kryeministri Edi Rama sqaroi se premtimi i tij ka qenë vetëm për legalizimin e ndërtimeve të vjetra dhe kullave tradicionale, duke hedhur poshtë zërat se kishte lejuar ndërtimet e reja pa leje.
Ai denoncoi abuzimet e bëra pas vizitës së tij të mëparshme, ku zaptimi i lëndinës qendrore me shtëpi druri krijoi një “plagë” në zemër të zonës turistike. Rama nënvizoi se qeveria do të mbështesë vetëm zhvillimin me leje dhe projekte cilësore, duke i qëndruar pikë për pikë premtimeve për legalizimin e trashëgimisë ekzistuese.
“Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë se unë kam ardhur këtu dhe kam thënë vazhdoni ndërtoni se do i legalizojmë, kjo është e pavërtetë. Unë kam thënë që do legalizojmë ndërtimet e vjetra. Kullat pastaj realiteti i krijuar nga vetë ata që ndërtuan më pas leje. Këtu nuk kishte rrugë, as drita dhe asgjë.
Ajo që unë kam thënë dhe që i kemi qëndruar pikë për pikë është që do legalizohen dhe ashtu ndodhi. Por, pas vizitës sime këtu nisën ndërtimet pa leje dhe u zaptua zemra dhe kartolina e Thethit. Lëndina e gjelbër u zaptua dhe u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, u rrethua dhe u krijua një plagë mu në mes të Thethit. Muaj të tërë e dini shumë mirë se në dimër nuk kishit shanse as të dilnit dhe as të prisnit njeri. Me leje dhe me projekte cilësore, po zhvillojmë vendin”, u shpreh Rama.



