Sondazh

 

Paketa e Maleve, Rama në Theth: Nuk është e uzurpuesve apo oligarkëve, por e trashëgimtarëve

schedule16:18 - 21 Korrik, 2026

schedule 16:18 - 21 Korrik, 2026

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Thethit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Paketa e Maleve” synon ekskluzivisht nxitjen e ekonomisë së trashëgimtarëve të pronave në zonat malore.

Ai hodhi poshtë pretendimet se kjo nismë do t’u shërbejë oligarkëve apo biznesmenëve të jashtëm, duke theksuar se toka në këto zona është e ndarë pa konflikte mes vetë banorëve. Rama tha se aplikantët e parë tashmë kanë marrë përgjigje pozitive për pronat e tyre. Kjo paketë, sipas tij, i jep përparësi të plotë komunitetit lokal dhe trashëgimtarëve të ligjshëm.

“Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje apo marrëveshje me ju, as për oligarkët, veçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronarëve, ku toka nuk është ndarë sipas 7501. Nuk e kanë pranuar dhe e kanë ndarë tokën mes veti dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin.



Kjo është Paketa e Maleve dhe këtu jemi në një tokë trashëgimtarësh. Ka aplikantë dhe kanë marrë përgjigje pozitive. Asgjë tjetër nga këto që thuhen nuk kanë asnjë lidhje”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!