Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Talentet në fokus, Fenerbahce firmos me një shqiptar

schedule12:09 - 25 Tetor, 2019

schedule 12:09 - 25 Tetor, 2019

Fenerbahce ka shtuar numrin e shqiptarëve në skuadër. Veç Vedat Muriqit, tashme pjesë e gjigantit turk do të jetë edhe mesfushori Fatlind Azizi. 19-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe fillimisht do të jetë pjesë e akademisë së Fenerbahce.

Azisi ishte pjesë e Bursaspor U21 dhe tashmë nis një aventurë të re. Një sezon më parë ai ka luajtur 19 ndeshje, 11 si titullar. Fenerbahce po e vëzhgonte me kujdes lojtarin dhe tanimë ai ka firmosur. Klubi turk po vëzhgon shumë për elementë të rinj, për të pasur një të ardhme të sigurt.

Mesfushori i ri më parë ka qenë edhe pjesë e moshave të Galatasarayt, por për shkak dokumentacioni nuk ka qëndruar aty. Duke qenë nën moshë, Azisi është dashur të marrë edhe prindërit në Turqi, por pa i mbushur 18 vjeç nuk mund të nënshkruante dhe kështu ka luajtur me moshat e Balikesespor. Tanimë nis një fazë të re në karrierën e vet dhe do mundohet të debutojë sa më shpejt me ekipin e parë të Fenerbahce. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!