Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ekitike në “garë me kohën”, talenti francez pranë kalimit te “Shqiponjat” gjermane

schedule16:28 - 1 Shkurt, 2024

schedule 16:28 - 1 Shkurt, 2024

Nën drejtmin e teknikut, Christophe Galtier luajti goxha minuta në fushën e blertë, madje u konsiderua edhe një ndër talentet më të mëdha të futbollit francez, mirëpo me ardhjen e spanjollit, Luis Enrique, në stolin e “gjigantëve”, të Paris Saint-Germain, 21-vjeçari, Hugo Ekitike ka dalë jashtë çdo plani, teksa ka arritur të zbresë në fushë vetëm 1 herë gjatë këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, talenti i repartit ofensiv është shumë pranë transferimit te “Shqiponjat” gjermane, të Eintracht Frankfurt, teksa mësohet se është nisur drejt Gjermanisë për të kryer me shpejtësi testet mjekësore e më pas të nënshkruajë kontratën përfundimtare, me të gjitha këto veprime që duhen kryer në kohë rekord, pasi merkatoja në Gjermani mbyllet në orën 18:00, të kësaj të enjteje.

Përsa i përket detajeve të kontratës, Ekitike do të kalojë te skuadra e Eintracht, në formën e huazimit me të detyrim blerje, për shifrën e 30 milionë eurove, si dhe do të ketë një klauzolë të veçantë që i lejon “parisienët” të përfitojnë nga shitja në të ardhmen, ndërsa për kontratën personale të lojtarit ende nuk është mësuar ndonjë detaj. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!