Kremlini: Stërvitja “Steadfast Defender” e NATO-s është një kërcënim, do marrim kundërmasa

schedule12:57 - 31 Janar, 2024

schedule 12:57 - 31 Janar, 2024

Rusia e konsideron stërvitjen “Steadfast Defender” të nisur nga NATO në Evropë si një “kërcënim” dhe premton “kundërmasa”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.

Sipas Peskov, Rusia interpreton pa mëdyshje stërvitjet e NATO-s si një kërcënim, sepse NATO është një instrument konfrontimi. Peskov theksoi se aleanca është “konceptuar, formuar dhe konfiguruar dhe qeveriset në këtë moment nga Shtetet e Bashkuara” pikërisht në këtë mënyrë.

“Është një kërcënim për ne, kështu e shohim ne. Dhe kundërmasat e duhura po merren. Aq më tepër që Aleanca ka lëvizur pa pushim infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve tanë për disa dekada,” u shpreh Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!