Votim elektronik në 5 qarqe të mëdha? Celibashi: Duhet konsensus i gjerë, është më shumë çështje politike sesa teknike

schedule11:30 - 31 Janar, 2024

schedule 11:30 - 31 Janar, 2024

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se do të jetë e pamundur që të zhvillohet votimi elektronik në 5 qarqe të mëdha të vendit në zgjedhjet e ardhshme, nëse partitë politike nuk do të kenë konsensus të paktën deri në fund të muajit shkurt.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Celibashi u shpreh se kjo çështë është më shumë politike sesa teknike.

“Do të jetë thuajse e pamundur, nëse partitë politike dhe qeveria nuk disponojnë në lidhje me këtë rekomandim të KQZ, brenda një periudhe, që ne kemi llogaritur fundin e muajit shkurt. Eksperienca e deritanishme e KQZ-së në lidhje me votimin elektronik, ka treguar që ky proces, në këto 5 qarqe që ne kemi rekomanduar, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier është mjaft impenjativ nga pikëpamja e resurseve njerëzore që duhet të anagzhohen, por edhe përgatitjet nga pikëpamja teknike. Kemi nevojë për të paktën 1 vit kohë për ta përgatitur këtë proces. Është çështje politike më së pari, sesa çështje teknike. Duhet konsensus i gjerë dhe sa më shpejt sa të jetë e mundur.

E dimë shumë mirë, për fat të keq, që ndërgjegjësimi i partive politike nuk shkon deri atje sa të jenë tërësisht realiste në vlerësimin e opinionit të kundërshtarëve, jo e jo, por edhe të insitucioneve që kanë përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor. Është parim, një rregull sa më i gjithëpranuar të jetë, aq më i besueshëm është procesi që realizohet, duke respektuar rregullin që gëzon konensusin e gjerë.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!