SHBA miraton shitjen e avionëve luftarakë në Turqi dhe Greqi

schedule08:43 - 27 Janar, 2024

schedule 08:43 - 27 Janar, 2024

Qeveria amerikane miratoi shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 për Turqinë si dhe 79 njësi me pajisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë. Departamenti i shtetit njoftoi vendimin më një ditë pasi Ankaraja përfundoi plotësisht ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, një lëvizje që u lidh drejtpërdrejt me shitjet e avionëve. Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë duke shkaktuar tension në aleancë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!