“Kërcënimi” i Ramës për reformën/ Basha: Votimi aritmetik, por procesi do të jetë politik! ‘Blerje’ e deputetëve? Ta harrojë!

schedule18:00 - 11 Janar, 2024

schedule 18:00 - 11 Janar, 2024

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha e konsideron si parësorë çështjen e reformës zgjedhore, për të cilën thotë se komisioni duhet të mblidhet sa më shpejt, për të ndryshuar kodin zgjedhor.

Gjatë konferencës me gazetarët, Basha u shpreh se në fund, votimi do të jetë aritmetik, pasi duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka.

Basha nënvizoi se procesi do të jetë politik, teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, që ta harrojë faktin se do të mund të ‘blejë’, deputetë nga PD.

“Mund të themi me gojën plot që ka shumë të shqetësuar, duke filluar nga Edi Rama, ky nuk është lajm i keq. Nuk do t’i rrimë kësaj telenovele. Duan debat, dy vjet për mustaqet e çelos, kur njerëzit varfërohen, padrejtësia shtohet, qeveria, arroganca ka arritur kulmin, ka mbetur vetëm t’i marrë gomerët e Surrelit t’i bëjë anëtarë qeverie. Opozita do të jetë në detyrën e saj, PD nuk do të jetë pjesë e telenovelës, telenovela ka  marrë fund. Do të bëjmë detyrën tonë.

Prioritet i vendit është reforma zgjedhre, asnjë problem tjetër nuk mund të jetë, për t’i kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve. Për reformën zgjedhore, jemi të gatshëm, kërkojmë të mbledhim komisionin, të marrë në shqyrtim propozimet e PD. Janë interesat e qytetarëve shqiptarë, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës, që është detyrim dyfish kushtetues, vettingu i politikanëve është detyrim që kemi ndaj shqiptarëve, që ta pastrojmë politikën.

Kjo është arsyeja se pse ne kërkojmë një orë e më parë që të nisë procesi. Këtu duhet edhe vota e kundërshtarit politik, kërkon 84 vota. Këtu nuk ka asnjë çudi dhe nuk mund të pretendohej se mund të ndryshohet kodi zgjedhor, populli nuk është rehat me këtë kod zgjedhor. Përgjegjësia jonë është të tregojmë rrugën që ecet për të akomoduar gjendjen e popullit. Kodi zgjedhor do të kalojë përmes një diskutimi konsensual. Në fund fare, aritmetik do të jetë, por procesi do të jetë politik, transparent”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!