Tjetër afrim për “Rrogozhinasit”, Egnatia prezanton “fantazistin” e mesfushës

schedule17:36 - 5 Janar, 2024

schedule 17:36 - 5 Janar, 2024

“Rrogozhinasit” e Egnatia vijojnë të mbeten një nga skuadra më aktive në këtë merkato janarit, teksa pas “rrokadës” në sulm, ku transferuan sulmuesin nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, drejt turqve të Boluspor dhe afruan në skuadër “bomberin”, Mario Gjata, nga skuadra e Teutës, si dhe transferimit të mbrojtësit amerikan, François Dulysse, tashmë kanë afruar një tjetër lotjar, i dyti për këtë të premte.

Lampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë kanë njoftuar, me anë një postimi, në profilin e tyre zyrtare, në rrjetin social, “Facebook”, afrimin e një “fantazisti” të mesfushës,, me këtë të fundit, që ka lidhur një kontratë për 2 vite e gjysmë, me kryesuesit momental të Kategorisë Superiore, të cilët duket se janë të vendosur për të fituar titullin kampion këtë sezon.

Bëhet fjalë për mesfushorin, turko-austriak, Melih Ibrahimoglu, prodhim i akademisë së Rapid Wien, i cili vjen te “Rrogozhinasit”, si një lojtar i lirë, pasi nuk arriti të gjente qoftë edhe një minutë të vetme, këtë sezon te skuadra e Heracles Almelo, e cila militon në kampionatin holandez të futbollit, Eredivisie. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i klubit të Egnatias: