Tre të arrestuar | Ndërsa policia kryente arrestimin e njërit, “përleshet” dhe me dy të tjerë

schedule11:06 - 20 Tetor, 2019

schedule 11:06 - 20 Tetor, 2019

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona. Një prej tyre, F.K 33 vjeç, ka plagosur me sende të forta A.D, 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin ë traumës nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa dy të tjerë janë arrestuar, pasi në momentin kur punonjësit e “Forcave të posaçme Shigjeta” po kryenin shoqërimin e F.K 33 vjeç, kanë ndërhyrë duke goditur punonjësit e policisë. Policia ka menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave.

Njoftimi i policisë:

“Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;

– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!