Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prishtinë/ Protestuesit gjuajnë me gurë ndërtesën e Qeverisë

schedule16:17 - 16 Shtator, 2026

schedule 16:17 - 16 Shtator, 2026

Protesta në Prishtinë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave.

Hyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës.

Sipas raportimeve, protestuesit po refuzojnë ta lirojnë rrugën, pavarësisht kërkesave të Policisë së Kosovës.

Situata është përshkallëzuar gjatë protestës, me hedhjen e gurëve drejt objektit të Qeverisë, ku si pasojë janë thyer disa xhama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!