Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bllokuan rrugët dhe prishën qetësinë publike/ Tiranë, 20 persona procedohen nga Policia

schedule11:35 - 14 Shtator, 2026

schedule 11:35 - 14 Shtator, 2026

TIRANË– Policia ka proceduar penalisht 20 pjesëmarrës në protestën, e cila u mbajt më 13 shtator në kryeqytet. Sipas policisë, këta persona bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike.

Këta protestues thekson Policia kanë bllokuar konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”,  sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!