Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lerda: Partizani perfekt në 30 minuta, e merituam fitoren

schedule19:27 - 19 Tetor, 2019

schedule 19:27 - 19 Tetor, 2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas asaj fitoreje 1-3 në fushën e Vllaznisë. Në fjalën e tij, Lerda tha:

NDESHJA – “Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Na ndodh edhe të luajmë mirë dhe të mos fitojmë. Pjesën e parë, Vllaznia ishte më agresive, por në të dytën ishim ne që dominuam. Shënuam 3 gola ndaj një nga ekipeve më në formë për momentin. Dua të komplimentoj lojtarët e mi, pasi ndaj një ekipi si Vllaznia që kishte pësuar vetëm një humbje, arritëm të marrim një fitore me 3 gola.

MALA – “Mala dha më shumë në mesfushë. Ne nuk kemi pasur një mbrojtës të djathtë. Idrizaj nuk është gati në kondicionin fizik. Nëse nuk do luante Mala aty, do detyroheshim të ndryshonim stilin e lojës.

SKEMA – “Në karrierën time, kam luajtur edhe me 3 edhe me 4 mbrojtës. E nisëm me 4 mbrojtës në Kupat e Europës, bëmë mirë. Më pas shkuam me 3, për disa mungesa, fituam Superkupën. Ndaj Tiranës u detyruam të luajmë sërish me 4 mbrojtës”, përfundoi Lerda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!