Një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat ka qenë deri më tani finalja e Superkupës së Shqipërisë, mes “Demave të Kuq” të Partizanit e “Rrogozhinasve” të Egnatias, sfidë e cila po zhvillohet në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania”.
Në minutën e 37′-të një pasimi gabuar nga “gardiani” i Egnatias, Alen Sherri përfundon në këmbët e “Topit të Artë” të Superiroes, Arinaldo Rrapaj, i cili me një goditje të lehtë dërgon sferën në rrjetën e boshatisur. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al