Zgjedhjet në Serbi/ Gjermania e pakënaqur: OSBE-ODIHR raporton keqpërdorime të burimeve publike, e papranueshme!

schedule22:12 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 22:12 - 18 Dhjetor, 2023

Partia populiste e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të mbajtura të dielën në Serbi, sipas rezultateve paraprake të komisionit zgjedhor.

Ministria e Jashtme gjermane në një status në rrjete sociale, ka reaguar për zgjedhjet e zhvilluara në Serbi.

Referuar raportit të OSBE/ ODHIR ku u tha se ndaj votuesve ka pasur presion, zyra e Jashtme gjermane, thekson se është e papranueshme, sidomos për një vend me status kandidat në BE.

Kujtojmë se Partia Progresive Serbe ka fituar 47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që koalicioni opozitar Serbia Kundër Dhunës fitoi 23 për qind.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!