Mandarina e Konispolit në tregjet europiane/ Fermerët: Eksportojmë mbi një ton prodhim në ditë

schedule15:46 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 15:46 - 3 Dhjetor, 2023

Në Mursi të Konispolit ka nisur eksporti i mandarinave. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit me reshje shiu, vjelja këtë vit ka nisur me vonesë.

 “Sot është dita e parë, që kemi arritur kulmin e sezonit të eksportit . Gjendja e mandarinave është shumë e mirë , është pjekur thuajëse 80% e fushës. Kemi filluar të vjelim në të gjitha parcelat, dhe shpresojm të vazhdojm me këtë ritëm që deri në fund të dhjetorit të kemi arritur atë kulmin, që ne kërkojm gjithmonë. “

Interes për të importuar mandarinat shqiptare, kanë vendet e BE-së por edhe vendet lindore. Aktualisht po eksportohen drejt këtyre shteteve 100 ton mandarina në ditë.

” Momentalisht po kapim 100 ton në ditë të cilat shkojnë në Bashkimin Europian, në vende si Polonia, Kroacia, Rumania pastaj edhe në shtete si Ukraina, Moldavia etc … “

 “Importi o mandarinës nisi me vonës këtë vit për shkak të motit mandarinat nuk ishin gati, por tani cdo gjë ëahtë bë rregull, mandarinat kanë mareë ngjyrë. Situara është e mirë këtë vit, ka kualitet të mirë.”

 “Ne punojm prej 5 vitesh vetëm më shqipërinë, kemi punuar më para edhe me Greqinë, por këtu le të themi që kemi kushte më të mira për të punuar, në cimene, në kualitet, në cdo gjë do të thoja.”

Edhe për këtë vit fermerët po hasin vëshitësi në gjetjen e puntorëve.

 “Punësimi në sezon është shume i rëndësishëm, e presim me padurim se nuk kemi të ardhura të tjera. Për zonën këtu është gjëja e vetme, për 70% të njerëzve. Sezoni i mbarë fillon në nëntor dhe mbaron nga mesi janarit.  -Jo , jo nuk janë të mjaftueshme po përpiqemi t’ja dalim.”

Sinkron: “Është shumë e vështirë momentalisht, për puntorët , fermerët janë në vështirësi për pjesën e vjeljes. Mundohemi të bëjm një organizim sa më të mirë, që të punojnë të gjithë fermerët përdit nga pak. “

Konispoli mbetet prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në vend i mandarinës. Fushata e vjeljes së mandarinave sjellin gjithashtu punësim për qindra banorë të zonës dhe rretheve të tjera./abcnews.al