Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

I ngecur në kampin e ISIS, gazetari: Si nuk e morëm dot fëmijën shqiptar

schedule08:46 - 16 Tetor, 2019

schedule 08:46 - 16 Tetor, 2019

Janë të shumta rastet në të cilat gratë shqiptare kanë shkuar në Siri për të mbështetur ISIS, por që kanë përfunduar në kampe të ndryshme.

Gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku, në një lidhje me Skype nga Italia, bëri të ditur për “Abc-së e mëngjesit” se emisioni ku ai punon do të publikojë një reportazh ku në qendër është historia e një djali shqiptar, i cili ka arritur në Siri kur ishte 6 vjeç.

Sipas Koplikut, nëna e kishte “grabitur” në vitin 2014, kur shkoi në Siri. Gazetari tregoi se ishte kontaktuar nga i ati fëmijës, Afrim Berisha, i cili kërkonte të takonte të birin. Pas investigimeve u zbulua që fëmija dhe nëna qëndronin në kampin Al Hol.



Kopliku tha se për shkak se autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë dokumentet përkatëse nuk u bë e mundur marrja e fëmijës.

“Duhet prekur me dorë situata që të kuptohet çfarë ndodh. Ka qenë një situatë përtej emocionales. Këtë reportazh do të kenë mundësi ta ndjekin teleshikuesit nesër mbrëma. Në fund të takimit kemi kërkuar dokumentet shqiptare në konsullatën shqiptare, por na është refuzuar mundësia për të marrë fëmijën pasi duhet të ishte një përfaqësues i shtetit shqiptar. Kemi kërkuar që të sjellim një përfaqësues italian që ishte i gatshëm, por u refuzua. Kërkojnë autoritet shqiptar. Fëmija kupton shqip, por duket që fjet rrjedhshëm arabisht. E përsërita, duhet ta shihni është skenë jashtë çdo imagjinate që një fëmijë lutet ta marrin me vete”, tha Kopliku.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!