Guardiola i “mahnitur” nga Postecoglu: Më pëlqen shumë mënyra se si luan Tottenham

schedule21:16 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 21:16 - 1 Dhjetor, 2023

Përballja Manchester City-Tottenham është padyshim “kryefjala” e javës së 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me të dyja skuadrat që janë pretendtë kryesorë për titullin e elitës së futbollit në Angli.

Siç e do zakoni para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka vlerësuar jo pak “homologun” e tij te Tottenham, Ange Postecoglou, teksa tha se e pëlqen shumë stilin e lojës së australianit.

“Unë besoj se njerëzit dhe profesionistët si ai, e përmirësojnë lëvizjen e ne trajnerëve, e bëjnë më të mirë. Përveçse një trajner, unë jam edhe tifoz. Dhe e pranoj se më pëlqen shumë mënyra si luajnë si skuadër. Jo vetëm tifozët e Tottenhamit po e kuptojnë se ata janë vërtetë një skuadër e mirë”,- u shpreh spanjolli. /i.m /abcnews.al