Apeli i GJKKO rrëzon sërish SPAK/ Gjyqtarja Olldashi do shqyrtojë edhe seancën për masat e sigurisë për Berishën

schedule12:50 - 24 Nëntor, 2023

schedule 12:50 - 24 Nëntor, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionini dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në lidhje me përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga seanca ku do të shqyrtohen ankimi për heqjen e masave të sigurisë së ish kryeministrit Sali Berisha.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 12:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO-së.

Më herët të premten, gjyqtarja Miliana Muca rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse SPAK pretendon se Olldashi është në konflikt interesi me Malltezin, gjyqtarja Muca e ka rrëzuar këtë pretendim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!