Një mik i mirë, një artist i madh që bëri histori me humorin shqiptar, kështu e përshkruan aktorja shkodrane Drane Xhaj, mjeshtrin e madh të humori Zef Deda, i cili ndërroi jetë këtë të premte në Shkodër.
“U largua nga jeta Chaplini shqiptar. Me të gjitha që kishte Zef Deda si aktor, mund të quhet fenomeni Zef Deda. Një nga artistët më të mëdhenj të skenës së humorit shqiptar.
Ai është me plot kuptimin e fjalës show man. Zefi do të na mungojë jo vetëm si artist, do i mungojë komunitetit të artistëve, por do të na mungojë edhe si njeri, si mik, e kemi trajtuar si familjarin tonë.
Dhimbja është shumë e madhe, por Zefi nuk do i mungojë familjeve shqiptare. Ai do të jetë gjithmonë i pranishëm me artin e tij, sepse Zef Deda ka bërë histori me humorin shqiptar.” u shpreh ajo.
Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73 vjecare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh./abcnews.al