Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Elvis Lila merr përkohësisht kompetencat e SHISH

schedule13:40 - 23 Shtator, 2026

schedule 13:40 - 23 Shtator, 2026

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, është zyrtarizuar edhe pasardhësi i saj.

Sipas raportimeve në media, kompetencat i janë deleguar përkohësisht Elvis Lilës.

Kujtojmë se ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u vetëdorëzuar në policinë kufitare në Morinë, mbrëmjen e djeshme, 22 shtator. Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi Hysenin urdhër arresti e akuzuar për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit” në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.

SPAK ka caktuar për Hysenin masën e sigurisë “arrest shtëpie” si dhe “pezullim nga detyra”. Ajo fillimisht u ndalua nga Policia e Kosovës për t’iu dorëzuar më pas autoriteteve shqiptare, të cilët e kanë shoqëruar për në banesë me qëllim ekzekutimin e vendimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!