Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bishë” mbi motor/ 24-vjeçarja nga Vlora që sfidon terrenin e “botën”

schedule13:31 - 23 Shtator, 2026

schedule 13:31 - 23 Shtator, 2026

Salentina Qepi është vetëm 24 vjeçe, por pasioni i saj për motorët është kthyer në një mënyrë jetese. Vajza nga Dukati është e pandarë nga adrenalina dhe sfidat mbi dy rrota.
Dashurinë për motorin e mori në familje, pasi të dy prindërit e saj kanë qenë motoristë.

Madje, kujton me humor momentet kur prindërit shkonin ta merrnin nga shkolla me motor. “Erdhi Rossi të të marrë”, i thoshin shokët e klasës. Ishte pikërisht mamaja ajo që mësoi të ngiste motorin nga babai dhe më pas ia përcolli këtë pasion edhe së bijës.

Salentina e nisi me një motor të thjeshtë, por me kalimin e kohës sfidat u bënë gjithnjë e më të mëdha. Sot ajo përballet me terrene të vështira, mot të keq dhe situata që kërkojnë përqendrim maksimal.

Për të, çdo dalje me motor është një sfidë me veten dhe me kufijtë e saj. Ka hasur edhe paragjykime, por ka zgjedhur të mos heqë dorë nga ajo që dashuron.

Dhe pas gjithë adrenalinës fshihet edhe një emocion i fortë: kur motori i prishet, Salentina tregon se e përjeton aq keq sa edhe qan. Një histori ku pasioni, familja dhe adrenalina bashkohen në një dashuri të pazakontë për motorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!