Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Djemtë e qiellit” / Njihni pilotët që hyjnë në flakë për të shpëtuar jetë

schedule13:29 - 23 Shtator, 2026

schedule 13:29 - 23 Shtator, 2026

Kur toka përfshihet nga flakët, ata nisen drejt zjarrit. Kur terreni bëhet i pakalueshëm, rruga e tyre është qielli. Janë pilotët e Forcave Ajrore shqiptare, të stërvitur për misione ku çdo sekondë mund të bëjë diferencën.

Nga zjarret masive te operacionet e shpëtimit, këta pilotë janë përballur me situata ekstreme në qindra misione emergjence dhe humanitare. Në verën e vitit 2026, ndërsa Shqipëria u përball me vatra të shumta zjarri, helikopterët u kthyen në një nga mjetet kryesore të ndërhyrjes në terrenet më të vështira.

Nga Puka e Kruja, te Vlora, Himara e Fieri, misionet kërkuan jo vetëm forcë dhe përvojë, por edhe saktësi maksimale në ajër. Pas kabinës së çdo helikopteri që fluturon mbi flakë qëndron një pilot që duhet të marrë vendime në sekonda, në kushte të vështira shikimi, temperature dhe turbulence.



Klaidi Tushe, Fabio Bardho dhe Ermir Locaj janë disa prej emrave që sjellin nga afër historitë e këtyre misioneve. Pamjet e regjistruara nga ajri tregojnë një tjetër dimension të betejës me zjarret: flakët që afrohen, terrenet e izoluara dhe ndërhyrjet nga lart. Por misionet e tyre nuk kufizohen vetëm te zjarret.

Forcat Ajrore angazhohen edhe në kërkim-shpëtim, evakuime, transport humanitar dhe situata të tjera emergjente kur ndërhyrja nga toka është e pamundur ose tepër e vështirë. Në këto momente, qielli bëhet rruga e vetme drejt njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. Ata nuk janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por janë aty kur rreziku është më i madh. Pilotë që fluturojnë mbi flakë, mbi male dhe në kushte ekstreme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!