“Gjigantët” pas Frimpong, “ylli” i “aspirinave” në qendër të merkatos

schedule18:56 - 21 Nëntor, 2023

schedule 18:56 - 21 Nëntor, 2023

“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës, Jeremie Frimpong është duke shkëlqyer, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke ngjallur kështu interesin e disa “gjigantëve” të futbollit evropian, si Real Madrid, Manchester United e së fundmi edhe “blutë” e Chelsea.

“Blutë” po kërkojnë të lëvizin shpejtë në këtë operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në muajin janar, por përveç konkurrencës me dy klubet e tjera, Chelsea ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me Frimpong që nuk dëshiron të lëviz në merkaton e dimrit.

Për kartonin e tij, Leverkusen mendohet se kërkon minimalisht 60-70 milionë euro, por deri në merkaton e verës ndoshta ky çmim mund të rritet, por edhe të ulët, në varësi të performancave të lojtarit, që deri më tani kanë qenë fantastike. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!