Rama mbledh grupin parlamentar, çështjet që u diskutuan

schedule10:55 - 14 Tetor, 2019

schedule 10:55 - 14 Tetor, 2019

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministrit Edi Rama. Mësohet se mbledhja ka qenë e shkurtër dhe ka zgjatur vetëm 20 minuta, ku i vetmi që ka folur ka qenë kryeministri, i cili ka prekur dy tema të rëndësishme.

Njëra prej tyre ka qenë çështja e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Rama u ka kërkuar deputetëve që për shkarkimin e Presidenti të presin publikimin  e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Gazetarja Esiona Konomi, raporton për abcnews.al se pas publikimit të raportit, mazhoranca do të hartojë një dokument shpjegues për hapat që do të ndiqen më vonë.

Megjithatë burime nga mazhoranca thanë se janë të vendosur të shkojnë përpara me hetimin dhe në fund mund të bëhen dy raporte për seancën plenare, një që vendos shkarkimin dhe një që e kundërshton atë dhe pastaj do të vendoset nga parlamenti në një moment të dytë.

Sipas gazetares Esiona Konomi, kryeministri Rama ka prekur edhe një çështje tjetër, atë të rezolutës së PE-së për financimet e huaja në fushatat zgjedhore të partive dhe fake news të miratohet sa me shpejt si pjesë e paketës antishpifje.

Në fund, Rama u ka kërkuar deputetëve të nisin punën për buxhetin e vitit 2020.

Mësohet se gjatë mbledhjes u dha afat që deri në Dhjetor deputetët të bëjnë ndryshimet ligjore për gjykatësit dhe prokurorët, si dhe masat shtrënguese për ata që dhunojnë gratë./abcnews.al