Ushtria ukrainase pretendoi sot se operacionet e saj kishin rezultuar në shkatërrimin e gjithsej 15 anijeve luftarake të marinës ruse në Detin e Zi që nga fillimi i pushtimit rus dhe se 12 anije të tjera u dëmtuan.
Këtë vjeshtë, Kievi ka njoftuar një seri sulmesh ndaj anijeve luftarake, duke përfshirë një anije të madhe sulmi amfibe dhe një nëndetëse, në rajon.
“Janë 15 anije të shkatërruara dhe 12 të dëmtuara. Jo të gjitha fatkeqësitë janë rezultat i përdorimit të dronëve, por ato kanë shumë anije të dëmtuara në meritë të tyre”, shpjegoi zëdhënësi i Marinës Dmytro Pletenchuk.
Ai madje e quajti Ukrainën një “pioniere në një lloj të ri lufte detare, për shkak të së cilës Rusia u detyrua të zhvendoste forcat e saj detare në pozicione që Kievi është e vështirë t’i godasë” me aftësitë që ka sot.
Rusia gjithashtu përballet me probleme logjistike, tha ai, sepse duhet të lëvizë anijet në Novorossiysk dhe, me ndërprerje, në Tuapse, dy porte në Krimenë juglindore, më larg nga Ukraina./abcnews.al