Po mahnit “gjigantët”, Real e City pas “yllit” të Chelsea

schedule08:56 - 15 Nëntor, 2023

schedule 08:56 - 15 Nëntor, 2023

Është vetëm 23 vjeç, por mund të quhet mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë të fushës. Bëhet fjalë për kapitenin e “bluve” të Chelsea, Reece James, me “pistonin” anglez të krahut, që me performancat e tij ka bërë për vetë një sërë klubesh “gjigante” të Evropës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “qytetarët” e Manchester City dhe “galaktikët” e Real Madrid janë futur në “garë” për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, i cili që prej rikthimit nga dëmtimit, po “shkëlqen” çdo ditë e më shumë.

Megjithatë, pavarësisht interesim nga klube, të cilat konsiderohen si “të mëdhenjtë” e futbollit botëror, James është shprehur se qëllimi i tij është të vazhdojë karrierën te “londinezët”, për të “rifituar” vendin e humbur pas dëmtimit, që e detyrua të lintë fushën për 3 muaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!