Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kapën me 7.9 kilogramë kanabis, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

schedule18:27 - 13 Nëntor, 2023

schedule 18:27 - 13 Nëntor, 2023

Dy vëllezër Saimir dhe Oltjan Aruci janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën me 7.9 kilogramë kanabis. Mësohet se sasia e drogës është gjetur në banesat e dy personave në fshatin Bulçesh.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.



Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!