Vrasja për pasion në Kavajë, flasin babai dhe motra e burrit të parë të Marsida Qatjas

schedule15:50 - 11 Tetor, 2019

schedule 15:50 - 11 Tetor, 2019

Falënderojnë zotin që dy fëmijët e rritur të Marsida Qates nuk ishin në shtëpinë e nënës së tyre natën kur u vra një burrë dhe një polic u plagos. 

Në katër vitet e divorcit të prindërve, Marsidës dhe burrit të saj të parë i cili jeton në Kavajë, djali 14 vjeç dhe vajza 9 vjeçe qëndronin më shumë në shtëpinë hallës dhe gjyshit.

Xhevdet Sinka dhe vajza e tij thanë se nipa dhe mbesa e tyre janë tronditur nga lajmet që lexuan në internet. Pas bisedës me familjarët e burrit të parë të 30 vjeçares, gazetarja Anila Sefa iu rikthye skenës së krimit.

Në shtëpinë e gruas, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi i cili u vu në masë arresti. Ndërsa lufta u bë në katin e parë, fëmija i vogël dy vjeçar nga martesa e dytë, babai i të cilit ndodhet në burg në Gjermani, ka qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë.

Grupi hetimor nuk ka nxjerrë akoma një version përfundimtar për shkakun e ngjarjes përveçse të atij që lidhet me pasionin. Viktima ishte një ish i dashur i gruas së tre fëmijëve, person i frikshëm dhe problematik. Disa herë i dënuar për krime të rënda dhe që kërkohej për kanosje.

Kurse policia sipas dëshmisë së saj një shok i ngushtë dhe që bashkë me dy meshkuj të tjerë po festonin.

Hetuesit janë të mendimit që aty do ishte bërë kasaphanë por Dritan Hoxhollit i cili shtiu i pari i ngeci kallashnikovi. Ky ka qenë dhe moment kur Bledar Toçi qëlloi disa herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend./ABC News Albania 24/7