Dy prindër janë paraqitu ditën e sotme në Komisariatin Nr.3 në kryeqytet dhe kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç.
Policia njofton se dy të miturit janë kthyer të prindërit pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndsetësore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit 41 vjeçe, dhe 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç.
Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al