Frenkie de Jong u ble nga Barcelona te Ajaxi dhe tanimë po luan në La Liga. Forma e mesfushorit holandez ka ardhur në rritje, ndërkohë që ai së fundmi ka dhënë një intervistë për Algemeen Dagbla dhe tregon si është të jetosh në Katalonjë dhe të luash për një klub si Barcelona.
“Shumë gjëra ishin bërë para se të shkoja në Barcelona. Kisha mësuar pak spanjisht, por kur mbërrin në qytet ka edhe shumë gjëra të reja. Nuk dua të flas për procesin e mësimit. Gjërat janë bërë më mirë në dy javët e fundit. Nuk e nisa në formë të shkëlqyer, kam luajtur pak më përpara dhe sigurisht që mëson nga kjo”, shprehet holandezi.
“Në Barcelonë gjithçka është më e madhe, klubi është qendra e botës. Ju e kuptoni këtë kur arrini në një aeroport tjetër dhe mijëra tifozë na presin ne. Mund të sillem vërdallë nëpër qytet duke vënë një kapele. Më duhet të bëj foto të çuditshme, por kjo është normale”, përfundon De Jong. /abcnews.al