Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetari iLDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatja së kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani u takuan sot në mesditë pë koalicionin qeverisës.
Në përfundim të takimit kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.
Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.
“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, tha Osmani.
Takimi u zhvillua në një nga restorantet e Prishtinës.
Mediat kosovare raportojnë se pak para hyrjes në takim kreu i VV-së, Albin Kurti deklaroi se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë. /abcnews.al