Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendi ndodhet në kaos”, Frrok Çupi: Kurti ka agjendë kundër Kosovës

schedule18:36 - 6 Tetor, 2026

schedule 18:36 - 6 Tetor, 2026

TIRANË- Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një kaos, e cila sipas tij është me keq sesa një krizë institucionale. I ftuar në emisionin “Tirana Live”, Çupi deklaroi se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje të mëdha për të ardhmen politike të vendit.

Sipas tij, Kosova ndodhet përballë një afati vendimtar, ku deri në mesnatë duhet të zgjidhet presidenti ose në të kundërt, vendi shkon në zgjedhje.

Analisti hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai po e përdor situatën politike në funksion të pushtetit të tij.



Më tej, ai e akuzoi Kurtin për një qasje kundër Perëndimit dhe tha se, sipas tij, kryeministri kosovar ka si strategji rikthimin e vendit në zgjedhje.

“Kosova ndodhet në kaos. Është me keq se në një krizë institucionale. Atje ku ka hyrë Kosova tashmë janë ngritur pikëpyetje të mëdha.

Sot deri në mesnatë, ose do zgjidhet presidenti ose vendi do shkojë në zgjedhje. Kurti është i betuar se do ta bëjë Kosovën qesharake. Kurti luan me pushtetin e tij.  Kurti është kundër perëndimit. Kurti e ka për strategji që të shkojë serish në zgjedhje”,  tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!