Pasi ushtroi dhunë mbi veteranët e luftës, fëmijëve të dëshmorëve dhe hodhi gaz lostsjellës mbi mijëra qytetarë që dolën në shesh për të mbështetur ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, Albin Kurti del publikisht dhe bënë pazare politike.
Në një dalje publik ai “kushtëzon” ndryshimet në Ligjin për Specialen me votat për Presidentin, vetëm pak orë përpara skadimit të afatit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Në rast të një mosdakordësie, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje, të katërtat brenda dy vitesh.
“E votuam deklaratën për vendimin në Hagë, e thirrëm seancën e jashtëzakonshëm. Ne e thirrëm, ata nuk do të mund ta thirrnin dhe e vendosëm të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara. Këto janë veprime konkretë qe dëshmojnë gatishmërinë tonë. Tash s’duan as të takohen dhe vendosin kushte”, tha ai.
Madje, duke dashur të tregoj sipas tij edhe një përçarje brenda PDK, Kurti thotë se kërkon vetëm gjysmën e votave të partisë përballë, për ta votuar Bekim Sejdiun si president.
“Nëse PDK zotohet publikisht që i sigurojnë së paku gjysmën e votave të tyre për tyre për profesor Bekim Sejdiun. Meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK-në në bazë të marrëveshjes politike dhe deklarimeve të mëpastajme, atëherë ne po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Por kërkojmë nga PDK-ja publikisht, meqenëse s’po mund t’i takojmë më, që të zotohen para jush, para opinionit publik, para qytetarëve të Kosovës, se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na i sjellin në seancë e të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun” theksoi ai.
I shquar gjithesesi për mosmbajtjen e premtimeve të tij publike, Kurti u zotua se nëse për këtë situatë ka bashkëpunim, leximi i dytë për Specialen kalon të enjten. Ndërkohë kreu i PDK Bedri Hamza paraditen e sotme njoftoi se nuk ka patur më asnjë kontakt me Vetevendosjen, ndërsa protestuesit nuk largohen nga sheshi. Për ta pastërtia e luftës Çlirimtare dhe ndihma për katër ish krerët e UÇK vlejnë më shumë….


