Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti

schedule14:16 - 25 Shtator, 2026

schedule 14:16 - 25 Shtator, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Kurti, në takimin e sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!