Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosën të miturin pas sherrit në Tiranë, burg për dy autorët

schedule12:24 - 21 Tetor, 2023

schedule 12:24 - 21 Tetor, 2023

Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz.

Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin mes tyre ngacmimin e të dashurës. Megjithatë, Hasaj dhe Çuni saktësuan para gjykatës se 16-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Çunit, i cili kishte rolin e ndihmësit për t’u arratisur, ndërsa Armir Hasaj qëlloi me 1 plumb të miturin.

Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e ka gjetur. I mituri u plagos në këmbë të mërkurën në Kamëz.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!