Autoritetet amerikane akuzuan një burrë 71-vjeçar për vrasje dhe krime të urrejtjes të dielën pasi ai dyshohet se goditi me thikë një grua muslimane dhe djalin e saj gjashtëvjeçar në Çikago në një sulm që policia beson se është i lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
??BREAKING: 71-year-old Joseph M. Czuba stabbed a 6-year-old Palestinian boy to death and critically injured a woman in Plainfield Illinois. He was a landlord and they were his tenants detectives state it was because they were Muslim.
The Czuba was caught saying “You Muslims… pic.twitter.com/TI7wzzArOm
— Angelo Giuliano (@Angelo4justice3) October 16, 2023
Fëmija, i cili u godit me thikë 26 herë, vdiq në spital, por nëna e tij, 32 vjeç është jashtë rrezikut për jetën, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit. Sipas informacioneve, fëmija ishte palestinezo-amerikan.
Gjatë autopsisë, fëmijës i është hequr një thikë e stilit ushtarak me një teh 15 cm nga barku.
Shefi i zyrës së CAIR në Çikago, Ahmed Rehab, u tha gazetarëve se sulmuesi trokiti në derën e viktimave dhe fillimisht u përpoq të vriste gruan, duke i thënë asaj “ju myslimanë duhet të vdisni”.
/abcnews.al