VIDEO/ Pamjet me dron tregojnë gjendjen e mjerueshme të Gazës, streha dhe ndërtesa të shkatërruara

schedule11:46 - 11 Tetor, 2023

schedule 11:46 - 11 Tetor, 2023

Shkatërrimi në Rripin e Gazës pas bombardimeve izraelite që erdhi si një “përgjigje” ndaj sulmit të befasishëm të nisur nga Hamasi të shtunën e kaluar është i madh.

@skynews

At least 260 bodies were removed from the site of a #music #festival in #Israel that was attacked by #Hamas during its incursion, #rescuers said. Noa Kalash said she #feared for her life as they #ran for cover

♬ original sound – Sky News

Pamjet me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza. Ndërtesat e banimit janë shkatërruar, ndërsa Izraeli njofton se forcat e tij kanë sulmuar më shumë se 1000 objektiva.

Sipas të dhënave, rreth 950 palestinezë u vranë duke përfshirë fëmijë dhe gra  ndërsa 5,000 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite.

@skynews

#Israel intensified its #attacks in retaliation for a major surprise attack by #Hamas over the weekend. The country’s military forces said they hit more than 1,000 targets in the GazaStrip. ? Link in bio for morr @Sky News

♬ original sound – Sky News

Ndërkohë, Izraeli u zotua të përshkallëzojë reagimin e tij ndaj sulmit të grupit militant palestinez Hamas duke nisur operacione tokësore, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Izraelin dhe paralajmëroi ata që mund të përpiqen të përfitojnë nga situata.

Izraeli tha se dhjetëra avionë të tij luftarakë goditën më shumë se 200 objektiva gjatë natës në një lagje të qytetit të Gazës, nga i cili Hamasi nisi një sërë sulmesh. Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se 1200 kanë vdekur në Izrael dhe më shumë se 2700 janë plagosur.

Viktimat janë kryesisht civilë, të vrarë brenda shtëpive të tyre, në rrugë ose në një festë në natyrë. Dhjetra izraelitë dhe qytetarë të vendeve të tjera po mbahen peng në Gaza.

Militantët e Hamasit që mbajnë peng civilë dhe ushtarë kërcënuan të hënën se do të ekzekutonin një peng për çdo shtëpi të goditur në Gaza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!