Analisti Frrok Çupi tha në “Real Story “se konflikti i Hamasit dhe Izraelit është një konflikt, i cili ka tendencë përshkallëzim shumë të shpejtë. Ai tha se po tentohet që konflikti atje të kthehet në një konflikt qytetërimesh.
“Është konflikti me përshkallëzimin mes të shpejtë që ka njohur historia e botës, është një konflikt që ka përfshirë të gjithë botës. Është konflikt mizor. Aktet janë mizore. Është dramë e madhe dhe nuk dimë se ku mund ta ketë fundit. Një gjë është se po tentohet se në të gjitha mënyra po tentohet ta kthejnë në një konflikt qytetërimesh. Nëse ia arrijnë terroristët e kësaj zonë, por dhe aleatët e tyre që ta përshkallëzojnë në pikën e konflikteve mes qytetërimeve, do të thotë se atëherë kem të bëjmë me qytetërim kristian perëndimor me qytetërimet e tjera që ndodhen atje në lindje. “, tha ai.
Ai theksoi se konflikti mund të përshkallëzohet dhe të shtrihet më tej.
“Situatë është e rëndë, jo se ka një ushtri të organizuar Hamasi. Terrorizmi i këtyre llojeve është i rëndë, sepse është pa rregulla dhe pa staturë, jemi përballë të papriturave dhe para tyre është edhe vetë ushtria e Izraelit dhe ka mundësi që për pak kohë konflikti të dalë në veri të Izraelit, ka mundësi të përfshihen iranianët”, tha ai.