Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria sociale”/ Çupi: Kontratë mes shtetit e qytetarit. Rama hoqi armët e agresorit dhe vendosi “pasqyrën e flamingove”

schedule13:36 - 25 Gusht, 2026

schedule 13:36 - 25 Gusht, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Pogradec përcaktoi drejtimet e reja të funksionimit të qeverisë, grupit parlamentar dhe Partisë Socialiste, duke vendosur në fokus shqetësimet e qytetarëve. Në një përmbledhje të retreatit dyditor, Rama prezantoi dokumentin “BESA” si bazë për një marrëdhënie të re mes shtetit dhe qytetarit.

Analisti Frrok Çupi e cilësoi këtë qasje si një ndryshim të rëndësishëm në raportin e shtetit me qytetarin, duke vënë theksin te “Shqipëria sociale”. Sipas tij, sfida e re është rritja e shpejtësisë së administratës në përgjigje të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Shqipëria është tjetër gjë, nga sa ishte pardje. Ka hyrë në formatin e një vendi perëndimor, jo në sensin e fjalëve, por në raportin e shtetit me qytetarin. Në takim e Pogradecit u folën shumë gjëra për herë të parë në politikën shqiptare.



Kryeministri Rama foli për kontratë me qytetarët. Qytetari është në kontratë me shtetin. Problemi më i madh mbetet “Shqipëria sociale”. Për herë të parë kemi një “Shqipëri sociale”. E gjithë panorama politike që solli Edi Rama në sytë e njerëzve ishte “pasqyra” dhe “radarë”, nuk ishin vetëm simbolike. Shteti, qeveria reflekton në gjithçka, ndërkohë që ndjek dhe gjurmon janë kërkesat e qytetarëve.

Marrëdhëniet e shpejtësisë mes njeriut dhe shtetit shtohen. Një individ nuk pret më 4 ditë për të patur një zgjidhje. Ne ishim në një moment që administrata punonte, por nuk kishte shpejtësi, kurse qytetari kërkon shpejtësi. Tani jemi në një situatë tjetër. Kemi një situatë krejt tjetër ndryshe nga ajo që aplikuar që nga fillimi i shtetit e deri më sot. Rama hoqi armët e agresivitetit dhe vendosi “pasqyrën e flamingove”. Formohet një shtet i ri”, u shpreh analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!