Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ristani dorëhiqet si nënkryetare e Bashkisë/ Erion Veliaj i hoqi kompetencat e kryetares në detyrë

schedule18:03 - 31 Gusht, 2026

schedule 18:03 - 31 Gusht, 2026

Tre ditë pasi Erion Veliaj, nga burgu, e shkarkoi nga detyra si kryetare e deleguar e Bashkisë së Tiranës, ka reaguar Anuela Ristani. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ristani ka njoftuar largimin e saj pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit.

Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës u shpreh mirënjohjen personave me të cilët ka bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe dhe shkroi: “Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak me tonin dhe ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.”

Të premten, Erion Veliaj i hoqi delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Ristanit, me arsyetimin se ajo nuk kishte zbatuar urdhrat e tij.

Anuela Ristani e mbante këtë detyrë prej marsit të vitit 2025.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!