Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

BE kërkon nga Irani ndalimin e aktiviteteve destabilizuese

schedule18:01 - 31 Gusht, 2026

schedule 18:01 - 31 Gusht, 2026

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Iranit të kufizojë programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike, të ndalë aktivitetet që Brukseli i konsideron destabilizuese dhe të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë.

Thirrja e BE-së u bë në një deklaratë të publikuar përpara takimit të ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të G20-ës, që zhvillohet më 31 gusht dhe 1 shtator në Asheville të Shteteve të Bashkuara.

Në deklaratë, blloku evropian i kërkoi gjithashtu Teheranit t’i japë fund “dhunës dhe represionit ndaj popullit të vet”, ndërsa theksoi nevojën për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje dhe rikthimin e stabilitetit në rajon.

Një tjetër çështje e rëndësishme e ngritur nga BE-ja është siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Brukseli kërkoi garantimin e “lirisë së plotë të lundrimit dhe kalimit të sigurt” në këtë korridor strategjik detar.

BE-ja nënvizoi se ka vendosur sanksione të gjera ndaj Iranit, me synimin për të kufizuar aftësinë e Teheranit për të përdorur ekonominë dhe sistemin financiar global për të vijuar, sipas saj, veprimet armiqësore dhe për të cenuar sigurinë ndërkombëtare.

Blloku evropian paralajmëroi gjithashtu se është i gatshëm të marrë masa të tjera nëse do të jetë e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të tij, përfshirë garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Në të njëjtën kohë, BE-ja mirëpriti përpjekjet diplomatike dhe ekonomike që synojnë ta bindin Iranin të heqë dorë nga aktivitetet që konsiderohen destabilizuese dhe të angazhohet “me mirëbesim” në negociatat për paqe. Në këtë kuadër, deklarata përmend edhe operacionin ekonomik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“BE-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në, partnerët e tjerë të G7-ës dhe aktorët ndërkombëtarë për të ruajtur presionin ndaj Iranit, me synim uljen e tensioneve dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!