Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Shqiptarët janë të zhgënjyer nga opozita”, Çupi: Qeveria dhe qytetari, ‘marrëdhënie të re bashkëpunimi’!

schedule18:35 - 31 Gusht, 2026

schedule 18:35 - 31 Gusht, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar raportet mes mazhorancës dhe opozitës, duke argumentuar se dobësimi i opozitës lidhet me humbjen e mbështetjes nga qytetarët.

Sipas Çupit, mazhoranca nuk ia ka marrë vlerat opozitës, por është vetë kjo e fundit që është “zbrazur”, si pasojë e humbjes së mbështetjes së elektoratit.

Ai tha se shqiptarët janë të zhgënjyer nga opozita, ndërsa theksoi se mazhoranca ka vijuar të ruajë mbështetjen edhe pas proceseve të përsëritura zgjedhore.  Çupi tha se vendi ndodhet përballë një realiteti të ri politik dhe një marrëdhënieje të re të sapokonfirmuar përmes marrëveshjes së re duke iu referuar ‘Besa’ dhe ‘PasqyrAlbania’, produkti i Ramësn ga takimi me ministrat dhe drejtuesit politik socialist në Pogradec.

“Opozita dhe mazhoranca janë dy enë komunikuese, por varet në çfarë konotacioni. Në rastin tonë, kemi një invers, një qeveri të fortë nënkupton se vlerat e opozitës kanë rrjedhur, por jo për këtë arsye. Mazhoranca nuk ia mori vlerat prej zori, një qeveri e fortë ka popullin me vete dhe garanci se po qeveris si duhet dhe kjo ka ndodhur te ne. Kjo e ka bërë që të jetë zbrazur opozita, ky popull nuk e do më.

Shqiptarët janë të zhgënjyer nga opozita. Qeveria ka bërë zgjedhje disa herë, një javë më parë ndryshoi qeverinë, kemi një shtet të ri dhe një marrëdhënie të re të sapokonfirmuar me marrëveshjen e re. Ka kontratë, siç ka kontratë me sipërmarrjen. Në të gjitha sondazhet asgjë nuk lëviz, por ndryshon në raport me qeverinë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!