Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, në vendin e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial.
Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.
Të tre personat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Nga vlerësimet e para, ata raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

