Për analistin Frrok Çupi, vendi ndodhet në një situatë tjetër, më afër BE-së më e vlerësuar ndërkombëtarisht.
Duke komentuar mbledhjen dy ditore të Ramës me të tijët në Pogradec, Çupi u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për të patur ndryshime në kabinetin qeveritar.
“Në analizën time mbledhja e kësaj radhe e qeverisë i kapërcen kufijtë e një mbledhje të zakonshme në Tiranë. Ka ndryshuar shumë situata rreth vendit, ndodhet shumë pranë BE, ka marrë vlerësime e shpresa akoma më shumë.
Jemi në rrethin e një zhvillimi botëror, të luftrave konflikteve dhe zgjidhjeve. Për herë të parë Shqipëria është pjesë e një bote të rrezikuar dhe të parrezikuar, ose po tentojnë të shembin Perëndimin, dhe na kanë futur edhe ne.Kanë vendosur ta instalojnë konfliktin në Shqipëri, e respektoj diplomacinë e Ramës. Ka rreth një vit që po tentojnë ta zhvendosin këtu konfliktin. Shqiptarët po bëjnë luftën e tjetrit.
Në Tiranë po luftojnë mercenarët për llogari të një fuqie tjetër. Do të thotë, duhet luftuar Trump, Kosova mos bëhet kurrë shtet, të rriten cmimet, dhe në rëndesën e kësaj cështje zhvillohet një mbledhje e qeverisë. Nëse nuk do bëhej do ishte një handikap i madh. Nëpër duar qeveria ka rëndesën më të madhe që ka patur nodnjëherë. Flamingot janë raketa kundër Perëndimit. Në këto rrethana dëgjoj që do ketë shkarkime.
Pse e shohim gjithmonë zgjidhjen te shkarkimet. Po flasim për ministrin e Mbrojtjes, të Brendshëm që vijnë nga zjarret, për të drejtësisë që vjen nga reformat. Që të ketë shkarkime, apo ndryshime, duhet të ketë arsye. Unë nuk e gjej dot një arsye. Nuk ka arsye për ndryshime në qeveri në kohën kur jemi të sulmuar nga zjarret, thashethemet, Irani etj. Si mundet në këtë situatë një ‘kryefamiljar’ të thotë do ju shkarkoj të gjithëve. Nuk shikoj arsye për të bërë këto gjëra që thonë.
Mbledhja nesër në Pogradec, është mbledhje e ngushtë duke njohur temperamentin e Ramës, mbi secilin ministër do ketë disa barra të tjera. E vetmja fjalë që do tingëllojë në atë takim do jetë ‘shpejt’, se koha nuk na pret. Do ketë shpejtësi dhe stil.” tha Çupi


