Albin Kurti: Do të përfshij serbë në qeveri, por jo Listën Serbe

schedule23:47 - 7 Tetor, 2019

schedule 23:47 - 7 Tetor, 2019

Albin Kurti do të përfshijë në qeveri parti serbe, por jo Listën Serbe. Në një intervistë për televizionin N1 në Serbi, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë që pritet të marrë detyrën e kryeministrit thotë se do të fillojë bisedimet me serbët në Kosovë në zyrën e Kryeministrit në javën e parë të punës se tij, por jo me Listën Serbe. Kurti sqaroi se Lista Serbe nuk është një parti politike, por një shtet.

“Kushtetuta  jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitetet, jo si pale”.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai tha se menjëherë pas formimit të Qeverisë, duhet të fillojnë bisedimet me Brukselin.

“Ne  kemi nevojë për dialog për dialogun. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun. Nuk   mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do t’i shikojmë ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë ishte përmbushur dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë që duhet të ketë parime të mira e të forta”.

Kurti deklaroi se tarifa 100 përqind nuk ishte politikë e partisë së tij, por ai mbrojti reciprocitet të plotë në të gjitha fushat. Reciprociteti sipas Kurtit është një parim i drejtë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ai vlerësoi se procedura për krijimin  e një qeverie të re do të zgjaste, sepse deklarimi i rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të së dielës nuk do të jetë i mundur derisa të llogariten të gjitha votat e dërguara me postë ose votat me kusht./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!