Azilkërkuesit, Franca: Shqipëria, e dyta në Europë pas Gjeorgjisë

schedule21:50 - 7 Tetor, 2019

schedule 21:50 - 7 Tetor, 2019

Franca sheh me shqetësim flukset e larta të emigrantëve në këtë vend, sidomos kur vijnë nga vende origjine të sigurta. Gjatë një debati në parlamentin vendas, kryeministri francez përmendi edhe Shqipërinë.

Parlamenti i Francës ka diskutuar pasditen e së hënës një nga çështjet më të ndjeshme, atë të emigracionit, ku është përmendur edhe Shqipëria. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Eduard Philippe deklaroi se vendi ynë ishtë i treti për numrin e azilkërkuesve në Francë gjatë vitit të shkuar pas Afganistanit dhe Gjeorgjisë.

Duke denoncuar numrin e lartë te kërkesave për azil në Francë, Philippe theksoi problematik faktin se shume prej tyre vijnë nga vende origjine të cilësuara te sigurta, ndër të cilat përmendi edhe Shqipërinë, njëkohësisht aspirante për në BE.

“Mes vendeve nga të cilat vijnë kërkesat për azil ne France janë edhe Gjeorgjia dhe Shqipëria, që janë njëkohësisht vende kandidate për te aderuar në Bashkimin Europian. Ne jemi duke bashkëpunuar edhe me autoritetet në këto vende që t’iu shpjegojnë qytetarëve të tyre të mos kërkojnë azil në Francë, pasi nuk do ta fitojnë një mundësi të tillë”.

Në vijim të debatit, kreu i qeverisë franceze ka deklaruar se, ekzekutivi nuk i trembet idesë së kuotave të emigrantëve, sidomos për atë kategori që ka aftësi profesionale.

Sa i takon emigracionit profesional, u shpreh për një qasje pragmatike ndaj nevojës së Francës për krah pune. Por pavarësisht debatit të gjatë rreth 5 orë në Asamblenë Kombëtare të Francës, deputetët nuk ranë dakord për një strategji kombëtare për politikat e emigracionit.

Ideja e kryeministrit Philippe për kuota për emigrantët është kundërshtuar nga populistët e Frontit Kombëtar të Marine le Pen, që kanë propozuar vendosjen e një moratoriumi për emigracionin./abcnews.al