Arsenal fitoi ndaj Manchester City në “Emirates Stadium” me rezultatin minimal falë golit në minutat e fundit të Martinelli. Festa ishte si një finale e madhe, pasi Arteta dhe skuadra e tij kishin vite pa fituar në shtëpi ndaj “qytetarëve”.
“Atmosfera është e jashtëzakonshme, duket që kishim vite pa fituar ndaj City. Mendoj se mposhtëm skuadrën më të fortë në botë, e bëmë këtë në mënyrën më të shkëqlyer.
Kishte momente gjatë ndeshjes në të cilat vuajtëm shumë, por kishte edhe momente që treguam dëshirën për të marrë pikët e plota. Jam shumë i lumtur dhe kjo fitore shërben edhe si një mesazh për lojtarët që të besojnë në atë çfarë po bëjnë sepse janë një grup fantastik. Ekipi tregoi shumë maturi, kemi fituar eksperiencë dhe jemi përmirësuar”, është shprehur Mikel Arteta, trajneri i “Topçinjve”./h.ll/abcnews.al